Politike

PS njoftoi tërheqjen e amendamentit për amnistinë, Bardhi: Teatër i mirëorkestruar me Bashën

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi e ka cilësuar një ‘teatër të shëmtuar’ zhvillimin e fundit sa i takon tërheqjes së PS-së nga amendamenti për Amnistinë Penale që PD e Bashës refuzoi ta votonte më herët.

Sipas tij, mosdakordësia për të votuar projektligjin ka qenë një plan që prej fillimit për të bërë të mundur zhvendosjen e vëmendjes nga protesta e Rithemelimit në 20 shkurt.

“Mu duk si një teatër i mirë-orkestruar. Uroj mos të ketë qenë kështu sepse do hidhte poshtë vlerësimin që unë e quajta korrekt për Bashën. Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër i pështirë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar” u shpreh Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë