Politike

Amnistia penale drejt miratimit, Basha dhe PS gjejnë kompromisin  

Ndryshe nga seanca e fundit të së enjtes, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shfaq me i zbutur në qëndrimet e tij për amnistinë penale. Të enjten e kaluar Manja foli me supremaci se mazhoranca kishte 90 vota dhe se ishte e pakuptimte që një marrëveshje politike për amnistinë të mbetej pezull i propozimit të fundit të PS për uljen e dënimit të zyrtarëve që ishin dënuar nga GJKKO. Manja nuk përcolli asnjëherë numër apo emra konkret se sa dhe kush përfitonte nga ky amendament. Por të martën, ministri Manja, për herë të parë foli me emra konkret përfituesish duke e sfumuar gjithë debatin për amnistinë.

Ne foto: Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja

Manja (ndryshe nga e enjtja) u shfaq i gatshëm të tërhiqej nga ky amendament për të cilin sipas tij opozita nuk ishte thelluar, sa kohë përfitonin vetëm tre emra ish-policësh.

Atëherë pse gjithë kjo humbje kohe dhe përplasje politike PS  e PD (drejtuar nga Basha) për vetëm tre emra?

Enkelejd Alibeaj në anën tjetër nxitoi të dilte për mediat dhe u shpreh se PD-ja ishte gati të jepte votat për amnistinë sa kohë PS-ja ishte tërhequr.

Alibeaj madje u përpoq të nënvizonte se kjo nuk ishte çështje pazaresh por parimesh.

“Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarve.

Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakordësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë