Rend dhe Ligj

PS ndryshime në Kodin Rrugor: Heqje e përhershme patente për përsëritësit me alkool. S’ka qarkullim për të rinjtë pas mesnate

Nga Gazeta Si- Pas ngjarjes tragjike të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ndryshime të Kodit Rrugor.

Ndryshimet synojnë ashpërsimin e masave ndaj shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas dokumentit, drejtimi i mjetit pa leje drejtimi do të sjellë jo vetëm përgjegjësi penale, por edhe shtyrje me 1 deri në 2 vite të së drejtës për t’u pajisur me patentë, sidomos për të miturit.

Një masë e fortë parashikon heqjen e përhershme të lejes së drejtimit për ata që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur me nivel të lartë alkooli.

Për drejtuesit e rinj me leje “B” (deri në 24 muaj), parashikohen kufizime më të rrepta, alkool zero në gjak, shpejtësi më e ulët e lejuar dhe ndalim i drejtimit natën pa shoqërues me përvojë. Shkeljet do të shoqërohen me gjoba, pezullim patente dhe humbje pikësh.

Shoferët e rinj (Deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh. Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien. Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (nisin sërish kufizimet).

Ndërkohë shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/orë jashtë qendrave të banuara.

Ndryshime prekin edhe përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, duke e ndaluar edhe për biçikleta, motomjete dhe monopatina elektrike, si dhe ashpërsim të gjobave për shkelje të rënda të sjelljes në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë