Politike

“Rregullorja e re”: Deputetët zhurmues përjashtohen deri në 2 muaj nga Kuvendi (foto, video)

Ajo që ndodhi seancën e të enjtes sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodhë më.

Për të shmangur votimin në kaos që zgjat prej dy muajsh, PS-ja miratoi vetëm me votat e saj ndryshimet në rregullore që në thelb konsistojnë në shtrirjen në kohë të përjashtimit të deputetëve zhurmues nga 10 ditë, që është aktualisht, deri në 2 muaj.

Edhe të enjten pati përplasje si brenda dyerve ashtu edhe jashtë saj.

Në seancën pesë minutashe e bërë zakon tashmë janë hedhur tymuese.

Nikolla njoftoi miratimin e rendit të ditës dhe projektligjeve të parashikuara vetëm me votat e mazhorancës e bashkë me to edhe ndryshimet në rregullore. Deputetët e grupit Bardhi -Berisha e kontestuan ndërsa më i ashpri u duk deputeti i PD-së, Dashnor Sula.

“Turp të keni”, i drejtohej ai deputetëve të PS-së sa herë që këta të fundit mbanin ngritur kartat jeshile për të miratuar qorrazi ajo që u ishte servirur në tavolinë.

Ndërkohe të hënën pritet që të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetet për një tjetër cështje që lidhet me arrestimin e Sali Berishës sipas kërkesës së SPAK.

Ndryshimet e reja të rregullores:

Sipas ndryshimeve, masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni”

Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit/ brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara

Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, paraqitet me shkrim

nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë