Politike

Meta: Ndryshimet në rregullore asgjësojnë opozitën në Kuvend

Deputetët e PL-së, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili iu bashkuan pjesës së grupit të deputetëve Bardhi-Berisha në seancën e të enjtes ku PS-ja kaloi në unison ndryshimet e rregullores të propozuara prej saj, që në thelb konsistojnë në përjashtimin e deputetëve ‘zhurmues’ deri në dy muaj nga punimet e seancës parlamentare.

Kryetari i PL-së, Ilir Meta komentoi përmes një postimi në Facebook se ndryshimet kanë asgjesuar opozitën në Kuvend.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”, shkruan ai.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë