Politike

PS i “përmend” burgun, Balla: Dvorani, gjyqtari që ishte kundër Metës për videon me Priftin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në seancën e sotme parashtroi arsyet e paraqitjes së projektrezolutës “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese - detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. Shefi i grupit të PS-së akuzoi presidenti Meta se po pengon plotësimin e vakancave në Kushtetuese. “Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit”- tha ai, duke sqaruar se ekspertët i kanë parashikuar ndërkohë edhe mekanizmat zhbllokues, e për këto mekanizma ka sugjerimet e veta edhe Komisioni i Venecias. Gjatë fjalës së tij, Balla u fokusua edhe te sulmet e presidentit ndaj kreut të KED-së, Adrian Dvorani, duke theksuar se Meta po përdor institucionin e Presidentit për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij, e që sipas Ballës, kishte mendim të kundërt me 4 anëtarët e tjerë të trupës gjykuese.
“I bëj apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend. Kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës institucionale, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED-së. Edhe pse në rastin në fjalë, atë të zotit Dvorani, presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për t’u marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës, e që në atë dosje të paktën zoti Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtarët e tjerë. E kjo duhet të jetë pjesë e Kodit Etik të çdo personi të dënuar dhe të padënuar kur bëhet fjalë për një çështje gjyqësore ndaj tij", tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2949944011702100/?__tn__=kC-R&eid=ARDqtPVjURECM_rtVoDGTOaa8i3C5m_8V1d40c9QaXm716WJVVBGhSupXoB7-yFO67A7qlo01di16CMQ&hc_ref=ARQdu29p6bq-s9q9JSIvzPsOF_H6V1cQERfPL-3HJsKGLPRGSfqqi4QNi26vEjcO0l0&__xts__[0]=68.ARBhV4X2yQ-aHkgUGPPHuTFNaXtlgPkXiRHslGvHSoTGG5isAfV1d3PuRnHAzD0H5FGaf01I0_Jf7GmS15YOU_ie32SqvgcmH3D9SKXGiokWlhd9VrB-DLvkWeSLAWs6cOeGpSzwBqqYKIgYTDEY4CTtzdYc89ShRi3sF_CeghpG905tsNsTqHZYoawAlAdgmLd8J1DN88cgiFuRIRgayDDWDPhVUdq1C9i-ddYvteAmmgJg3izyzfwDsly9ufwQGAfcgn8ugJb3hW1WsuYk6MK9DwCkf2vzZK1rno2gL6cUogirCNjQOKyc4jHGVuKosEe9e6YlgapIqwMEfdcNkFACSEDT3qnaBeBKcFn8hnN9JpxSkm_0tAgc4fG3

Më tej ai theksoi se "është e padrejtë për këdo, por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një çështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”- tha ai.
Balla i referohet rastit të çështjes së Metës kur ishte në hetim në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe kur Gjykata e Lartë gjykoi videon e famshme Meta-Prifti, që u bë sebep edhe për protestat e opozitës socialiste të 21 janarit.
Ndërsa për emërimin e Xhaferllarit, Balla deklaroi se Meta ka shkelur ligjin, pasi sipas KED-së duhet të përzgjidhte kandidatin e tretë në listë dhe jo të katërtën.
“Ka emëruar një kandidat që është në vendin e katërt, pra nuk mund të shkosh as te i katërti edhe as te i pesti. Duke emëruar kandidatin e katërt, me justifikimin se dy prej anëtareve në listë janë zgjedhur nga Kuvendi. Ky është një arsyetim që mund ta bëjë vetëm një që ka një synim paraprak. KED është organi i vetëm që paraqet tre kandidatë. Kjo rezulotë e sotme është një apeli i të gjithë anëtarëve të Kuvendit për të vijuar misionin që kemi përpara për të implementuar reformën në drejtësi. Është propozuar në projektrezolutë që në radhë të parë Gjykata Kushtetuese të mos zbatojë delegjitimin e funksionimit të këtij institucioni. Për të lejuar Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fjona Papajorgji të ushtrojnë detyrën”, deklaroi Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë