Lajme

Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferrllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese

Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë.
Në fillim ka mbërritur Arta Vorpsi, e cila u “betua” te noterja Miranda Xhemalçe, duke shmangur presidentin Meta.
Dhe pak minuta më vonë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga kreu i shtetit, Marsida Xhaferllari.
Më pas në Gjykatë janë paraqitur Besnik Muçi dhe Vitore Tusha, të cilët u betuan një ditë më parë te Presidenti. Besnik Muçi nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.
Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Pas betimit të tyre reagoi edhe presidenti Ilir Meta.
“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!
Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!”, shkruante Meta në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë