Parlamenti ka nisur seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi projektrezolutën kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllari si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas kohës së diskutimeve në radhët e diskutimeve do të flasë vetëm kryeministri Edi Rama nga mazhoranca dhe koha në dispozicion të tij është 70 minuta. Pra për një orë e dhjetë minuta do të flasë Rama.

Ndërsa nga opozita Korab Lita, Nimet Musai, Ever Roshi, Zef Shtjefni, Kostaq Papa, Kujtim Gjuzi. Nga opozita jashtë grupeve do të diskutojnë deputetët Lefter Maliqi, Andi Përmeti, Elda Hoti dhe Artur Roshi. E gjithë opozita ka 60 minuta kohë, ndërsa kryeministri 70 minuta. Seanca ka nisur me paraqitjen e rezolutës nga ana e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.