Ne rrjet

Protestat, Vuçiç akuzon Haradinajn për grusht shteti në Serbi

"Siç mund ta shihni, unë jam shumë i frikësuar". Me këto ironi e nisi fjalimin e tij presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që protestuesit kishin rrethuar të dieln selinë e Presidencës dhe u bën gati të hynin në forcë në sallën e konferencave. Por në vend që të ballafaqohej me kërkesat e protestuesve, presidenti serb doli me një akuzë të papritur duke akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po organizonte një grusht shteti kundër tij.

“Kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova Haradinaj se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes nesh”, deklaroi kreu serb, duke sulmuar më pas kreun e opozitës të cilin e konsideroi si fashist. Vuçiç po përballet me protestat më të ashpra që nga ardhja në pushtet dhe përjetoi të dielën si kurrë më parë me zemërimin e qytetarëve, të cilët e akuzojnë se e ka çuar Serbinë drejt autokracisë.

Protestat e ashpra të mbajtura këtë fundjavë janë ende të organizuara nga një organizatë e shoqërisë civile dhe janë mbështetur nga opozita e bashkuar. Megjithatë, javët e fundit kanë është vërejtur një rritje e numrin të deputetëve të opozitës që u drejtohen protestuesve.

Aleanca për Serbinë është një grup jashtëzakonisht ideologjik partish, ndërkohë që udhëheqësi i saj konsiderohet shpesh si një i djathtë ekstrem. Pas fundjavës së trazuar në Beograd është përfolur se opozita mund të marrë drejtimin e protestave, gjë që e bën edhe më absurde akuzën ndaj Haradinaj.

Qytetarët që kanë protestuar prej javësh kundër qeverisë sulmuan ndërtesë e radios kombëtare serbe RTS të shtunën në mbrëmje duke ngritur frikë për një tentativë për grusht, të ngjashëm me atë në Turqi kundër presidentit Erdogan.

Protestat filluan më 8 dhjetor vitin e kaluar kur një politikan opozitar u sulmua në jug të vendit, duke bërë që qytetarët të ngriheshin fillimisht kundër dhunës së ushtruar nga shteti. Që atëherë janë përhapur në dhjetëra qytete, duke bërë që qytetarët të ngrihen për një sërë çështjesh të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë