Ne rrjet

Protestat, Trump strehohet në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë

Protestat e ashpra në Uashington DC kundër vrasjes së një afrikano-amerikani  nga policia, e kanë detyruar presidentin amerikan Donald Trump të strehohej në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë

Ndërkohë që  protestuesit u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes, presidenti Trump u dërgua për pak kohë në bunkerin nëntokësor. Një zyrtar i Administratës Trump ka zbuluar për mediat se presidenti qëndroi aty për pak nën një orë..

CNN  raporton se zonja e parë Melania Trump dhe djali i tyre, Barron, u dërguan po ashtu në bunker.

Një burim tha për “CNN” se nëse rreziku që i kanoset Shtëpisë së Bardhë cilësohet si i kuq dhe presidenti zhvendoset në Qendrën e Operacioneve të Urgjencës, atëherë Melania dhe Barron Trump dhe çdo anëtar tjetër të familjes së parë do të merren gjithashtu në bunker".

Mbrëmjen e së dielës në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi punonjësit që duhet të hyjnë në ndërtesë nga një hyrje e fshehtë dhe Shërbimit Sekret do t’i mbrojtur teksa hyjnë ose largohen.

Trump vlerësoi Shërbimin Sekret për trajtimin e protestave jashtë Shtëpisë së Bardhë natën e së Premtes, në vazhdën e vdekjes së George Floyd javën e kaluar në Minneapolis.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump lavdëroi Shërbimin Sekret Amerikan për mbrojtjen e tij brenda rezidencës presidenciale, duke thënë se ai nuk mund të ndjehej "më i sigurt se kaq".

Më vonë gjatë ditës, duke folur në Qendrën Hapsinore ​​Kennedi pas lëshimit të raketës së SpaceX, Trump shprehu mbështetje për "shumicën e oficerëve të policisë" dhe fajësoi "të majtën radikale", duke thënë se fjalimet e tyre të rreme për vdekjen e Floyd përkeqësuan demonstratat në mbarë vendin.

"Unë qëndroj para jush si mik dhe aleat i secilit amerikan që kërkon drejtësi dhe paqe. Dhe unë qëndroj para jush në kundërshtim të fortë ndaj kujtdo që shfrytëzon këtë tragjedi për të plaçkitur, grabitur, sulmuar dhe kërcënuar. Shërimi, jo urrejtja, drejtësia, jo kaosi, janë misioni ynë”, tha Trump.

Trump shtoi se zëri i "ligjit duhet të dëgjohet me zë të lartë".

"Ne duhet të mbrojmë të drejtat e çdo qytetari për të jetuar pa dhunë, paragjykime ose frikë," tha Trump përpara se të mbështeste "shumicën dërrmuese të oficerëve të policisë, të cilët janë shërbëtorë të përkushtuar publikë".

"Askush nuk është më i mërzitur sesa vetë policët nga një grusht i vogël punonjës rendi që nuk i binden betimit të tyre për të shërbyer dhe mbrojtur", shtoi Trump.

Vendimi për të lëvizur fizikisht presidentin erdhi ndërsa oficerët e Shërbimit Sekret jashtë Shtëpisë së Bardhë u përballen me protestuesit për orë të tëra të premten. Turma hoqi barrierat metalike dhe shtynte oficerët. Në një moment, agjentët iu përgjigjën shtytjes dhe sjelljes agresive të protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në mbarë SHBA-në ndërsa Garda Kombëtare u vendos në mbi gjysmën e shteteve në vend të dielën për protestat në të cilat deri më tani janë vënë në pranga të paktën 4,100.

Megjithatë prezenca e madhe e forcave policore nuk i ndaloi protestuesit në Filadelfia që të gjuanin me gurë dhe me koktej molotovi në drejtim të efektivëve. Po ashtu, zjarre masive u vunë jo shumë pak larg nga Shtëpia e Bardhë.

Të paktën 40 qytete kanë vendosur shtetrrethime në orët e trazirave dhe dhunës ndërsa anëtarë të Gardës Kombëtare janë të aktivuar në 26 shtete dhe Uashington. Në total, të paktën 5 persona kanë humbur jetën në këto protesta, ndërsa në pranga janë vënë të paktën 4000 persona.

Protestat nisën vetëm disa orë pas publikimit të një videoje ku një ish-oficer policie u pa duke i vendosur gjurin në fyt Floyd, duke i marrë jetën afro-amerikanit.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë