Ne rrjet

Protestat, Nju Jorku fortifikon dyqanet

Imazhet e protestuesve që shkatërronin dyqanet e Manhattanit  ndërkohë që protestonin kundër vrasjes së afrikano-amerikanëve, pushtuan të premten mbarë botën, duke i detyruar bizneset të marrin masa.

Banorët e Manhatanit u zgjuan pas trazirave të natës së mëparshme, me vitrina dyqanesh të thyer, copa xhami në rrugë dhe sende të vjedhura.

Duke u përgatitur për një natë tjetër protestash, shumë biznese në qëndër të Nju Jorkut kanë zëvendësuar vitrinat e xhamit me dërrasa, për të ndaluar hyrjen e protestuesve.

“Ata nuk po shkatërrojnë dyqanet e tyre, por tonat. Nëse duhet të protestoni, atëherë protestoni, por nuk keni pse të shkatërroni gjithçka”, thotë Foster Akuoko, pronari i një dyqani të shkatërruar në Manhatan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë