Mendim

Protestat në Serbi, frikë për përplasje civile

Përshkallëzimi i krizës politike në Serbi, protestat masive dhe bojkotimi i parlamentit nga opozita kanë ngritur perspektivën për një përplasje civile.

Presidenti serb ka sinjalizuar mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe nëse opozita vendos të bojkotojë vendimin. Këto zgjedhje mund të mos jenë legjitime, por kjo nuk duket të shqetësojë shumë as Aleksandër Vuçiç dhe as mbështetësit e tij.

Që kur presidenti i njoftoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 19 shkurt, dhjetëra analistë kanë ngritur alarmin se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dragan Djilas, një nga udhëheqësit e bllokut opozitar është shprehur së fundmi se partia e tij, SZS-ja, nuk do të marrë pjesë as në zgjedhje të parakohshme as në zgjedhje të rregullta nën këto kushte. "Ju na keni bërë presion për gjashtë vjet, duke e kriminalizuar vendin dhe më pas thoni ‘ejani të shkojmë në zgjedhje'. Tema për ne nuk është kjo, por si të rivendosim me cdo kusht demokracinë dhe lirinë," tha Djilas.

People attend an anti-government protest in Belgrade, Serbia, January 5, 2019. REUTERS/Marko Djurica

Nuk ka dyshim se zgjedhjet e parakohshme do të përkeqësojnë tensionet mes qeverisë dhe bllokut opozitar, i cili në ndërkohë ka bojkotuar prej muajsh parlamentin, duke bërë që shumë aktore politikë t’i druhen një përplsje civile, nisur edhe nga numri në rritje i protestuesve.

Duke iu frikësuat një skenari të tillë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) njoftoi se nuk do të mbështeste bojkotimin e parlamentit, duke konsideruar një veprim të tillë "të krejtësisht të gabuar". "Nëse shkatërrojmë atë që ka mbetur nga institucionet, do të përballemi me luftë civile", tha lideri i kësaj partie, Nenad Çanak në një intervistë.

"Institucionet legjislative dhe zgjedhjet u shpikën për të shmangur ndryshimin e qeverisë në rrugë", u shpreh kreu i LSV-së, duke paralajëmëruar se opozita vazhdon protestat dhe bojkotimit situata do të shkojë drejt përplasjeve civile.

LSV-ja gjithashtu tha se nuk pranon të marrë pjesë në protestat anti-qeveritare që do të në vazhdim. "Asnjë protestë e mbajtur para zgjedhjeve nuk ka qenë e suksesshme", tha Çanak, duke argumentuar se vetëm demonstrimet që përfaqësojnë "mbrojtjen e rezultateve zgjedhore" japin fryt.

"Kjo është ajo që ka ndodhur në 1996/97 dhe në vitin 2000", vazhdoi ai, duke kujtuar protestat në epokën e Sllobodan Millosheviçit. "Të gjitha demonstrimet e tjera kanë rezultuar pa asnjë ndryshim.”

Duke iu referuar pretendimeve se protestat janë një iniciativë e pastër e qytetarëve, Çanak tha se Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiç, dy përfaqësuesit e partisë opozitare Aleanca për Serbinë (SZS) kanë vizituar institucionet e BE në Bruksel dhe kanë folur në emër të protestuesve. "Por ata nuk mund të thonë se si ata mund ta çojnë Serbinë në BE”, u shpreh ai.

Që nga fundi i vitit 2018, çdo javë në Serbi po mbahen një sërë protestash anti-qeveritare. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij qeveritare po përballen me krizën më të madhe politike që kur erdhi në pushtet në vitin 2012. Protestat që nisën si një lëvizje kundër dhunës politike janë kthyer në manifestime kundër pakënaqësisë me regjimin aktual. Rrënjët e pakënaqësie janë shkelja e të drejtave politike dhe lirive qytetare, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, gjyqësorin dhe opozitën, duke mbytur edhe organizatat e shoqërisë civile.

Çdo të shtunë për 12 javët e fundit, ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të Vuçiçit në kryeqytet dhe në qytete anembanë vendit. Kërkesat kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e medias, raportimi profesional dhe i drejtë i protestave nga transmetuesi publik serb (RTS), një hapësirë më e gjerë për zërat e opozitës në kanalet televizive me mbulesë kombëtare dhe një fund të dhunës në shoqërinë serbe.

Përgjigja e qeverisë

Përgjigja e Vuçiçit ka qenë e kujdesshme. Deri më tani, qeveria serbe ka vendosur të injorojë plotësisht protestat ose ta minimizojë rëndësinë e tyre, duke shpresuar se demonstratat të zhduken ngadalë.

Ai pretendoi se nuk do të plotësonte asnjë kërkesë edhe sikur të dilnin pesë milionë njerëz në rrugë, dhe ai sfidoi opozitën duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në pranverë. Në përgjigje të deklaratës së tij, protestuesit kanë miratuar sloganin "një nga pesë milionë".

Për shkak të përfshirjes së partive opozitare, Vuçiçit i ka portretizuar protestat si një përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Ai gjithashtu ka akuzuar protestuesit se po paguhen nga manjatët, pasi disa udhëheqës të opozitës, po i japin asistencë logjistike organizatorëve.

Përkundër kësaj, organizatorët insistojnë në përkatësinë jopartiake. Asnjë nga taktikat e përdorura deri më tani për të dekurajuar pjesëmarrjen, siç është krijimi i videove që talleshin me protestuesit apo përdorimi i teknologjisë për të identifikuar individët e përfshirë, duket se nuk kanë funksionuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë