Gazeta Si – Të martën në mbrëmje në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, qindra protestues i vunë flakën shtëpive dhe makinave për të protestuar ndaj një plagosjeje me thikë që ndodhi mbrëmjen e kaluar, për të cilën u arrestua një burrë sudanez. Ndërsa një person u plagos rëndë në sulm.
Plagoja me thikë u kap në një video (mund të shihet këtu) që qarkulloi gjerësisht në internet, ashtu si edhe përpjekjet e disa njerëzve për të ndaluar sulmuesin derisa të mbërrinte policia.
Disa figura të shquara të ekstremit të djathtë, përfshirë miliarderin Elon Musk dhe aktivistin Tommy Robinson, kishin inkurajuar protestat.
Protestuesit i vunë flakën shtëpive, duke i detyruar shumë njerëz t’i braktisnin ato, si dhe autobusëve dhe kazanëve të plehrave. I gjithë transporti publik u pezullua gjithashtu.
Anti-immigrant protests erupted in Belfast following charges against a Sudanese man for a knife attack, leading to heightened tensions https://t.co/OIWqD92tez pic.twitter.com/Da0uOrEW3M
— Reuters (@Reuters) June 10, 2026
Shumë nga protestuesit që morën pjesë në trazirat e së martës ishin të rinj, të veshur me të zeza dhe me kapuçë.
Në disa raste, ata hynë me dhunë në shtëpi të ndryshme, thyen dritare dhe më pas vunë zjarre, ndërsa bërtisnin slogane kundër emigracionit.
Plagosja me thikë ndodhi rreth orës 22:30 të së hënës në veri të Belfastit, në zonën rezidenciale të Kinnaird Avenue.
Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht: burri që u godit me thikë është rreth të 40-ave dhe pësoi lëndime serioze në fytyrë dhe shpinë. Policia gjeti një thikë kuzhine në vendngjarje.
Sudanezi i arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje, posedim të një arme të paautorizuar dhe kërcënime me vdekje.
Ai është 30 vjeç, i panjohur për policinë dhe jetonte në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2023: atij i ishte dhënë statusi i refugjatit dhe kishte një leje qëndrimi të vlefshme deri në vitin 2028.
Protesta pati edhe në qytete të tjera të Irlandës së Veriut, duke përfshirë Londonderry, Antrim, Newtownabbey, Ballymena dhe Bangor. Ato ishin kryesisht paqësore, por policia raportoi “shpërthime sporadike të çrregullimeve” diku tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje