Lajme

Protesta, mbulohet Kryeministria

Kur na ndan edhe një ditë nga protesta e thirrur nga opozita kundër qeverisë, shërbimet e Kryeministrisë kanë mbuluar hyrjen e ndërtesës qeveritare për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme nëse protesta agravon në akte dhune.
Protesta e 16 shkurtit është trumbetuar fort nga Partia Demokratike si dita kur shqiptarët do të marrin në dorë fatet e tyre.
Ditën e shtunë, kur opozita do të jetë duke protestuar poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama pritet të jetë në qytetin e Vlorës në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë