Keshilla

Proteinat pluhur ndihmojnë në humbjen e peshës

Proteinat pluhur nuk përdoren vetëm nga atletët por nga të gjithë njerëzit të të gjitha moshave për qëllime të ndryshme.
Përdorimi i proteinave pluhur është një mënyrë e thjeshtë për të marrë proteinat e duhura nëse nuk merrni mjaftueshëm përmes dietës tuaj.
Por çfarë ndodh nëse konsumoni proteina pluhur, humbni apo shtoni peshë?
Njerëzit që duan të humbin peshë shpesh shmangin proteinat pluhur sepse mendojnë se kjo i bën të shtojnë peshë por në fakt, proteinat pluhur ju ndihmojnë të humbni peshë.
Sipas MyProtein, një kompani që prodhon dhe shet produkte online për sportistët, shumë hulumtime kanë treguar se dietat me proteina të larta mund të jenë "një qasje efektive ndaj humbjes së peshës".
Proteinat pluhur do të ishin një mënyrë më e thjeshtë për të humbur peshë por gjithashtu duhet të keni një dietë të shëndetshme dhe të bëni ushtrime.
Proteinat pluhur mund të përdoren si një zëvendësim i vaktit dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më pak të uritur, gjë që çon në më pak  ngrënie dhe humbje në peshë.
Kjo ndodh sepse konsumimi i një sasie të mirë proteinash pluhur e detyrojnë trupin tuaj të prodhojë më pak grelin, i cili është hormoni i urisë.
Ato gjithashtu ngadalësojnë procesin e tretjes dhe kjo do të thotë që ushqimi ruhet në stomak për më gjatë, kështu që ju ndiheni të ngopur për më gjatë.
Të hash ushqime të pasura me proteina, të pish një pije me proteina ose të shtosh një grimcë proteine pluhur në një ushqim të bërë në shtëpi do ta bëjë punën.

Gjithashtu, nëse vendosni të konsumoni pije me proteina në vend se të hani një vakt, duhet të siguroheni që të merrni të gjitha lëndët ushqyese thelbësore gjatë pjesës tjetër të ditës.
MyProtein shpjegon se proteinat pluhur mund t'ju ndihmojnë të humbni peshë për sa kohë dhe jeni duke u ushtruar pasi duke kombinuar këto të dyja, trupi juaj fillon të djegë yndyrnat e ruajtura.
Sa proteina ju nevojiten për të humbur peshë?

Për të humbur peshë dhe për të marrë energji, duhet të merrni pak më shumë proteina por kjo mund të shkatërrojë muskujt në vend të yndyrës kështu që konsumimi mes 1.4 dhe 2.0 gram proteina nuk do të lejojë që kjo të ndodhë. Futni pak pluhur proteinash në pijen tuaj dhe pijeni gjithmonë pas stërvitjes.
Burimi: Express. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë