Politike

Propozimi i PS, Meta: Hapni listat, o shakaxhinjtë e integrimit

Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e Partisë Socialiste për hapjen e listave duke e cilësuar atë joserioz dhe të papërgjegjshëm.

Duke shpërndarë në rrjetet sociale një intervistë televizive të Kastriot Islamit, ku ky i fundit thotë se propozimi i PS-së në të vërtetë nuk i hap listat, por i ngrin ato sipas renditjes së kryetarit, Presidenti thotë se po rrezikohet integrimi i vendit.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë, o shakaxhinjtë e "integrimit"”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3363992983646951

Një ditë më parë, Meta paralajmëroi Parlamentin se me shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit dhe me kalimin e ligjit që i rregullon kompetencat Presidentit rrezikon shpërndarjen prej tij.

“Nëse mazhoranca nuk dëshiron që të hapë listat për vete, le t’i mbajë të mbyllura, por nuk ka përse të pengojë partitë e tjera. Nëse ka shkelje të njëanshme të asaj marrëveshjeje, siç u bë me ndryshimet kushtetuese, kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë