Ne rrjet

Propozimi i ministrit italian Tajani: BE të krijojë ushtrinë e vet!

Bashkimi Europian duhet të krijojë ushtrinë e vet që të ketë rol edhe në zgjidhjen e konflikteve si edhe në paqen e botës, tha ministria i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Në një intervistë me ‘La Stampa’, Tajani tha se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak dhe për mbrojtjen është prioritet i partisë së tij ‘Forza Italia’.

“Nëse ne duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri europiane. Ky është një kusht thelbësor për një politikë të jashtme të dobishme të BE-së”, tha ai në intervistë.

“Në një botë me lojtarë të fuqishëm si SHBA, Kina, India, Rusia dhe krizën në Lindjen e Mesme dhe Paqësor, qytetarët italianë, gjermanë, francezë e sllovenë mbrohen vetëm nga BE”.

Agjenda për një bashkëpunim të tillë në Europë u nxit që me pushtimin rus në Ukrainë dy vite më parë. Gjithsesi vëmendja ka qenë më shumë drejt zgjerimit të NATO-s dhe futjen e vendeve nordike në aleancë.

Tajani tha se 27 shtetet e BE-së duhet të ngushtojnë udhëheqjen e tyre dhe të kenë vetëm një presidencë.

Ministri i Jashtëm u bë lider i Forza Italia vitin e shkuar, pas vdekjes së Silvio Berlusconit.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor do të jenë matësi i parë i popullaritetit të partisë pas humbjes së ish-liderit të saj karizmatik./reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë