Njerez

Propozimi i Braçes: Leje për gratë gjatë ciklit menstrual, linesat të përjashtohen nga TVSH

Një propozim i deputetit socialist, Erion Braçe, për gratë dhe vajzat, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Nga Komisioni i Shëndetësisë, përmes mbledhjes online ku çështje e diskutimit të ditës ishte buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, deputeti propozoi që periudha e ciklit menstrual të grave e vajzave të njihet si sëmundje e të paguhet si leje nga buxheti i shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit. Sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që unë mendoj që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e Ministrisë së Shëndetësisë. E dyta, që është po kaq e rëndësishme. A ka mundësi që paketën higjieno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po bën Evropa që ta paguajë qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, - tha Braçe.

Pushimi menstrual aktualisht zbatohet vetëm në disa vende si Japoni, Indonezi e Zambi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë