Kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventus këtë verë ka shkaktuar një tërmet të vërtetë dhe ka kthyer vëmendjen e miliona tifozëve drejt kampionatit italian edhe një herë pas më shumë se 10 vite që konsiderohej i “mbaruar”. Një profesor italian ka ardhur me një propozim origjinal duke sugjeruar që Ronaldo duhet mësuar në shkollat italiane, për të ditur se si duhen prodhuar kampionët e së ardhmes.
Ronaldo i ka kushtet për t’u bërë lëndë mësimi në shkollë
Që në antikitet, sportistët kanë bërë pjesë në grupin e individëve që gjithmonë kanë krijuar idhuj. “Nëse për të flitet kaq shumë, ai duhet të kthehet në lëndë në shkollat tona”. Thotë profesor Pierluigi Palmieri. Sipas këtij profesori një vendim i tillë mund të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e cilësisë së sportit italian. Palmieri prej disa vitesh është shndërruar në një promovues shumë të fuqishëm i sportit në ambientet universitare.
“Sporti i futbollit ka një histori të tijën, ka veçoritë dhe të përbashkëtat e tij me sportet e tjerë, ka filozofinë e tij, por edhe aktorët e tij. Një nga këta të fundit është Kristiano Ronaldo, apo edhe si shumë lojtarë të tjerë në nivelin e tij, si Mesi, Pogba, Ibrahimoviç, e që janë shumë të pëlqyer nga të rinjtë që duan të praktikojnë sportin. Nëse në letërsi ne mësojmë apo studiojmë edhe poetët, pse kur mësojmë për sportin mos të studiojmë Ronaldon?” thotë Palmieri.
“Ne pamë edhe në boëtërorin më të fundit në Rusi që çfarë efekti solli ajo tek të rinjtë, aq sa tashmë në atë vend nuk po flitet më për rritje me përqindje, por me herë. Unë mendoj se këtë efekt madje edhe të amolifikuar neve mund t’ua injektojmë të rinjve italian, duke u thënë se çfarë mund të fitojnë nëse ndjekin rrugën e Kristiano Ronaldos. Nëse matematika, letarisa dhe historia janë lëndët e para, atëherë me çdo kusht lënda “Historia e Ronaldos” do duhet të jetë ajo që pason,” shkon më tej Palmieri.
Lëndë në shkolla, por kujdes me difektet
Ndërkohë Palmieri është edhe i kujdesshëm në këtë tezë të tij, pasi thotë se duhen mbajtur mend edhe aspketet negative të këtij sportisti, që ato mos të keqinterpretohen.Nuk duhet kaluar në fushat e tjera të jetës së tij, po duhet qenduar gjithmonë në Kristiano Ronaldon në fushën e lojës, madje edhe sipas tij ka elementë që edhe nga ajo duhet të shmangen. Me kalimin e Kristiano Ronaldo te Juventus, në Itali tashmë flitet prej disa javës se ka lindur një epoke e re për Serie A dhe futbollin italian në përgjithësi. Por, përtej aspekteve jashtë fushës së lojës, do të jetë shumë interesante për të parë që Ronaldo do të tregojë në fushën e lojës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.