Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Mësohet se organi i akuzës i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do t’i merren nga ADISA.
Ishte Partia Demokratike ajo që publikoi dokumentin e dënimit të kryebashkiakut Qerim Ismailaj në Greqi. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
Për demokratët, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për kryetar bashkie.
Vetë Qerim Ismailaj ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka qenë i dënuar në Greqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.