Ne rrjet

Prokurorët e Watergate kërkojnë shkarkimin e Trump!

Prokurorët që çuan në shkarkimin e Presidentit të ndjerë amerikan Richard Nikson kanë kërkuar shkarkimin e Donald Trump.

Një grup prej 17 ish-prokurorësh të posaçëm të Departamentit të Drejtësisë që hetuan skandalin e Watergate, dolën me një deklaratë të përbashkët të enjten duke deklaruar se Presidenti Donald Trump ka kryer shkelje të shumta të kushtetutës amerikane.

Ata kanë hequr paralele midis sjelljes së Trump dhe asaj të Nikson.

Në një deklaratë të publikuar nga “Washington Post”, prokurorët shprehen se tashmë ekzistojnë prova "detyruese" që tregojnë se Trump duhet të shkarkohet. Ata ndalen tek deklaratat publike të bëra nga presidenti dhe përmbledhja e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për udhëheqësin e Ukrainës, duke deklaruar se stafi i presidentit po përpiqej të fshihte të vertetën.

“Kushtetuta përcakton shkarkimin si mekanizmin e duhur për adresimin e këtyre abuzimeve. Prandaj, Senati duhet të çojë përpara procesin e shkarkimit, në mënyrë të drejtë, të hapur dhe të shpejtë," shkroi grupi. "Refuzimi i presidentit për të bashkëpunuar për konfirmimin (ose kundërshtimin) e fakteve tashmë në procesverbal publik, nuk duhet të vonojë punën e Senatit”, thuhet në deklaratë.

Prokurorët e Watergate në mënyrë të përsëritur e krahasuan Trump me Nixon, i cili dha dorëheqjen pasi Senati e fajësoi për shkeljen e tre neneve të Kushtetutës: fshehjen e të dhënave, shpërdorimin e pushtetit dhe shpërfilljen e Kongresit.

"Sipas këndvështrimit tonë, këto tre nene të fajësimit mund të përdoren kundër Trump, pasi ai ka demonstruar abuzime serioze me pushtetin që sipas këndvështrimit tonë plotësojnë standardin kushtetues për shkarkim”, thuhet në deklaratë.

Demokratët nisën një hetim zyrtar për shkarkimin e Trump muajin e kaluar pas telefonatës që ai pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në korrik. Gjithashtu muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​zbardhjen e kësaj bisede, gjatë së cilës Trump në mënyrë të përsëritur i bëri presion homologut të tij për të hetuar rivalin e tij të lartë politik, ish-Zëvendës Presidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.

Telefonata erdhi pasi Trump urdhëroi administratën e tij që të ndalojë miliona ndihma ushtarake amerikane që Kongresi kishte përvetësuar për Ukrainën. Trump e ka mohuar ngecjen e fondeve në këmbim të një favori politik, por kritikët thonë se kërkesa e tij për një hetim ndaj Bidenit është një shkelje e rëndë.

Anëtarët e ekipit Watergate thanë gjithashtu se zyrtarët e administratës Trump i kishin ushtruar presion një zyrtari ukrainas për favore politike në këmbim të bashkëpunimit nga qeveria amerikane.

Ish-prokurorët thonë se përpjekjet e fundit të Shtëpisë së Bardhë për të hedhur poshtë hetimet e demokratëve nuk duhet të pengojnë ligjvënësit, duke argumentuar se çdo shkelje nga presidenti "kërkon hetime të menjëhershme".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë