Keshilla

Problemet që i shkakton fytyrës qëndrimi para ekranit

Jeta jonë po jetohet në internet. Laptopët tanë, telefonat, tabletat, TV-të dhe madje edhe llambat e dritës LED janë të gjitha burime të dritës blu. Dhe tani që jemi lidhur me ato pajisje, a po dwmtohemi? A duhet të shqetësohemi më shumë për dëmtimin e lëkurës sonë.

Cfarë është drita blu?
Ne mund të shohim dritën blu. Mund ta perceptojmw atë si një dritë të bardhë të tonit të ftohtë (si me një llambë LED), ose mund të mos jemi tw vetwdishwm se wshtw blu. Kjo për faktin se burimet e dritës tuaj të brendshme lëshojnë gjatësi vale të ndryshme që kombinohen për të krijuar ngjyrat që perceptoni.
Megjithëse efektet e dritës blu në lëkurë nuk janë kuptuar plotësisht, drita është një shqetësim i rëndësishëm shëndetësor për shkak të rreziqeve të tjera. "Drita blu dëmton retinën dhe zvogëlon ekskretimin tuaj të melatoninës, kështu që ju ndërpret ciklin tuaj të gjumit," u shpreh Michelle Henry, një dermatolog në New York.
‘’Afërsia është, natyrisht, një faktor kur mendon për rrezikun. Do të merrni më pak dritë blu nga televizori juaj sesa nga kompjuteri sepse është më larg dhe më shumë dritë nga telefoni juaj se kompjuteri sepse telefoni është shumë afër fytyrës tuaj."


Si mund të parandalojmë dëmtimin e lëkurës?

Mënyra më e thjeshtë është të reduktojmë orët që përdorim paisjet elektronike.

Në pamundësi për të reduktuar plotësisht përdorimin e këtyre, kremrat e diellit me oksidet e hekurit janë perfekte në mbrojtjen e dritës blu. Oksidet e hekurit janë treguar se janë më mbrojtëse ndaj dritës së dukshme sesa oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit.

Sa i përket antioksidantëve, vitamina C është një zgjedhje e mirë sepse molekula është në të vërtetë mjaft e vogël për të depërtuar në lëkurë.

Për këtë, shumë kompani kozmetike kanë filluar të nxjerrin në treg kremra dielli me përmbajtje të vitaminës C.

Burimi: il Giornale\Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë