Rend dhe Ligj

Probleme me pasurinë, shkarkohen tre gjyqtarë

Në një hark kohor prej 30 minutash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendime negative për tre anëtarë të sistemit të drejtësisë.

KPK vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitajt, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

I njëjti vendim u dha edhe për kolegët e tij në Gjykatën e Apelit Administrativ, Arjan Qafa dhe Fioralba Prifti.

Në seancat dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme në justifikimin e pasurisë së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë