Keshilla

Probleme me memorien? Tani keni mundësi që ta forconi (dieta që sugjerojnë studimet e fundit)

Studiuesit në Universitetin Rush në Çikago kanë krijuar një protokoll ushqimor të quajtur MIND, që me pak fjalë do të thotë ndërhyrje mesdhetare, me qëllim  forcimin e trurit, por mbi të gjitha të parandalojë avancimin e sëmundjeve neurologjike kronike më të frikshme, siç është Alzheimer.

Dieta MIND (e shpikur në 2015, por e zbatuar me kërkime rigoroze me kalimin e kohës) është përzierje e dietës mesdhetare (kryesisht me bazë bimore)

Por cilat janë konkretisht ushqimet e mira për trurin?

“Janë ato të pasura me antioksidantë, polifenole, acide yndyrore të pangopura, vitamina B, vitaminë E”, sqarojnë specialistët.

Dhe si është e strukturuar dieta MIND? Favorizon frutat e stinës, perimet, bishtajoret (kryesisht fasulet, farat, arrat, vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe drithërat, peshkun, pulën, shumë pak mish të kuq, shumë pak djathë dhe një limit të madh në të gjitha ushqimet e përpunuara"

Plani ushqimor i përshkruar në këtë mënyrë nuk ndryshon shumë nga dieta mesdhetare, siç u përmend më lart, dhe nga ajo që secili duhet të vendosë në tryezë për të qenë të shëndetshëm.

Plani i vaktit

Cilat janë aspektet e veçanta të kësaj diete?

Perimet me gjethe jeshile dhe të errëta: duhet të konsumoni një pjesë të tyre çdo ditë (lakër, zarzavate rrepa, barishte, spinaq, sallata jeshile) sepse janë burim i acidit folik (shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit);

fruta të kuqe (si mjedra, boronica, rrush pa fara): duhet të konsumohen të paktën 5 herë në javë;

drithërat integrale: shërbejini tre porcione në ditë; arra të thata: të paktën 5 herë në javë;

fasulet: në katër vakte në javë;

peshk: të paktën një herë në javë

pulë: dy herë në javë.

Me kalimin e kohës ka rëndësi edhe stili i jetesës 

“Kjo lloj diete nuk duhet të kuptohet si një dietë për humbje peshe që duhet braktisur pasi të arrihet rezultati – komentojnë studiuesit, por duhet të adoptohet si stil jetese të të ushqyerit  me kalimin e kohës”.

Ushqyerja luan shumë rol, por le të kujtojmë se nuk mjafton vetëm ajo për të luftuar rënien e memories. Voliten edhe mënyra të tjera të jetesës së shëndetshme gjithashtu thelbësore për memorien, siç është ushtrimi i aktivitetit fizik (veçanërisht aerobik, të paktën tre herë në javë nga 40 minuta).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë