Keshilla

Prindër, mos u shqetësoni nëse fëmijët përdorin pa limit telefonat

Pediatrit thonë se ka ende shumë pak prova që përdorimi i tabletave dhe telefonave është i dëmshëm për fëmijët. Prindërit nuk duhet të shqetësohen për aq kohë sa nuk ka një studim të mirëfilltë që tregon se telefonat janë të dëmshëm për fëmijët. Ky udhëzim i ri nga pediatrit tregon se nuk ka rëndësi koha që fëmijët kalojnë në telefona dhe rekomandon që përdorimi i telefonave nuk është i mirë në momentin kur fëmijët do të flenë. Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i pajisjeve të mos zëvendësojë gjumin, ushtrimin dhe kohën që duhet të kalojnë me familjen. Ndërkohë një studim i veçantë ka treguar se vajzat kanë gjasa më shumë të kenë shenja depresive nga përdorimi i rrjeteve sociale se sa djemtë.
Kolegji i Pediatrisë në Londër, i cili mbikëqyr trajnimin e specialistëve në mjekësinë e fëmijëve, ka krijuar disa udhëzime për prindërit, të cilat tregojnë se ata nuk duhet të shqetësohen.
Thashetheme të ndryshme kanë treguar se përdorimi i shpeshtë i telefonave është një ndër shkaqet kryesore të depresionit dhe obezitetit te fëmijët, por sipas pediatërve kjo gjë nuk është e vërtetuar shkencërisht.

Ekspertë në Universitetin e Londrës kanë treguar se nuk ka prova shkencore se koha që kalohet në telefon ishte e dëmshme për shëndetin e fëmijëve në çdo moshë. Në vend të huazimeve të ndryshme, ata japin disa këshilla të cilat janë të dobishme për çdo familje:
– Vaktet këshillohen të kalohen në prani të familjarëve.
– Nëse fëmijët rrinë për një kohë shumë të gjatë në telefon, prindërit duhet t’i kontrollojnë më shpesh se zakonisht.
– Fëmijët e vegjël kanë nevojë për t’u përballur me ndërveprim social dhe telefonat nuk duhet të zëvendësojnë mjediset e hapura.
Dr. Max Davie tha se kompjuterët dhe tabletat ishin një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar botën, por prindërit shpesh ndjehen se po bëjnë diçka të gabuar kur i lejojnë fëmijët të rrinë në telefona. Gjithashtu, ai tha se duhet të ndjekim këshilla të ndryshme për të balancuar përfitimet dhe rreziqet nga përdorimi i telefonave. Nuk mund të themi diçka të përcaktuar nga shkencëtarët, se është një e mirë e përgjithshme, pasi prindërit e përcaktojnë vetë çka është e dobishme për fëmijët e tyre.

Disa prindër kanë thënë për BBC se nuk pajtohen me të dhënat e parashtruara nga kolegji.
Edi nga Eighton Buzzard në Bedfordshire tha se vajza e tij shtatëvjeçare, e cila është me autizëm kalon gjithë kohën duke luajtur në tabletën e saj nëse nuk i vendos kufij.
“Kemi një limit përdorimi deri në 40 minuta. Vajza jonë e kupton dëmin që i shkakton tableti dhe është shumë e përpiktë me orarin që kemi krijuar,” thotë ai.
Ndrkaq studimi që sugjeron se fëmijët nuk duhet të përdorin tabletat dhe telefonat përpara se të flenë sepse dëmton gjumin, mbetet tepër i rëndësishëm dhe prindërit duhet të kujdesen për këtë pjesë. Këto pajisje stimulojnë trurin dhe drita blu mund të prishë sekretimin e hormonit të melatoninës. Gjithashtu, kolegji deklaroi se koha që kalohet në telefona cilësohet e keqe për aq kohë sa neglizhon veprimtari të tjera më të rëndësishme. Udhëzimet rekomandojnë se prindërit duhet të negociojnë me fëmijët për mënyrën se si ata duhet të organizojnë aktivitetet e tyre të përditshme.
Dr Davie thotë se kur bëhet fjalë për përdorimin e telefonave, është e rëndësishme të inkurajohen prindërit gjatë gjithë kohës për të bërë atë, që duket e drejtë në familjen e tyre.
“Megjithatë, ne e dimë se kjo është një pjesë ku prindërit duan mbështetje, prandaj e kemi prodhuar këtë udhëzues,” shton ai. /BBC/

Më Shumë