Futboll

Pretendentët për titull marshojnë në ligat europiane

Pa shumë surpriza dhe me ekipet pretendente që kanë marrë fitore, kështu është mbyllur kjo e dielë që sjell edhe ndalesën e radhës të kampionateve kryesore në Europë, pasi javën që vjen do të luhet për Uefa Nations League. Dy ndeshjet më të forta në këtë të dielë, në Premier League, mes Manchester City dhe Liverpool dhe Valenca kundër Barcelona në La Liga, janë mbyllur në barazim. Ndërsa ekipet e tjera të mëdha në të pesta kampionatet kryesore europiane kanë koleksionuar trepikësha shumë të rëndësishëm këtë të dielë.

E gjithë vëmendja e futbollit anglez dhe më gjerë në orën 17:30 ishte përqendruar në “Anfield Road”. Luanin dy kryesuesit e Premier League dhe dy ekipet që kuotohen si rivalët më të mëdhenj për të fituar kurorën në majin e ardhshëm. Një ndeshje taktike dhe shumë e luftuar, por që në fund nuk ka nxjerrë një fitues. Të dyja ekipet u desh që të kënaqen me nga një barazim pa gola në këtë raund të tetë të Premier League. Ndërkohë Arsenal dhe Chelsea kanë bërë detyrën duke marrë tre pikët në këtë raund të tetë të Premier League. “Topçinjtë” e Emery duket se në javët e fundit janë futur në shinat e duhura dhe kanë një seri rezultatesh pozitive. Arsenal ka fituar me rezultatin e thellë 1-5 në shtëpinë e Fulham. Edhe Chelsea ka vijuar me formën e mirë edhe këtë javë. Djemtë e Sarrit ka mposhtur në transfertë Southamton.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura në Premier League këtë të dielë:

Në Francë ekipet e mëdha vijojnë me sukseset, me PSG dhe Marselie që duket se kanë një duel në distancë për të fituar titullin kampion. Me katër golat e Kylian Mbappe, PSG ka marrë një triumf shumë me peshë që e mban në krye të klasifikimit të kampionatit elitar francez. Edhe Marselie nga ana tjetër është përgjigjur, duke fituar në shtëpi me Caen. Ndërkohë nuk ka shkuar siç duhet kjo e dielë, për Monaco, që u mposht në shtëpi nga Rennes.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura në Ligue 1 këtë të dielë:

Në kampionatin italian për herë të parë nuk ka pasur befasi nga ekipet kryesore, sidomos ato të Milanos, që jemi mësuar që shpesh të hedhin hapa fals. Ishte Milan që filloi mbarë këtë të dielë, duke triumfuar me Chievo 3-1. Në pasdite kanë fituar edhe Napoli e Lacio, që vijojnë të jenë në zonën e sipërme të tabelës. Ndërsa në mbrëmje, e diela pozitive është përmbyllur me fitoren e Inter. Zikaltërit kanë marrë tre pikët me shumë vuajtje përballë SPAL.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura në Serie A këtë të dielë:

Në Spanjë, ndeshja kryesore mes Valencia dhe Barcelona është mbyllur në barazim 1-1. Të dyja ekipet kërkuan që të fitojnë, por nuk ia dolën të shfrytëzojnë rastet e krijuara. Ndërkohë Atletico Madrid dhe Sevilla kanë marrë tre pikët respektivisht përballë me Real Betis dhe Celta Vigo.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura në La Liga këtë të dielë:

Në Bundesliga, pas humbjes së Bayern ekipet e tjera janë nxitur për të bërë mirë, duke e bërë këtë kampionat më të hapur. Ajo që ka shpërthyer këtë të dielë, ishte RB Liepzig, që fitoi 6-0 me Nuremberg. Ndërkohë Leverkusen dhe Freiburg janë ndarë në barazim pa gola.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të luajtura në Bundesliga këtë të dielë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë