Ne rrjet

Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundër "Mini-Shengeni” vetëm me tre shtete

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është pozicinuar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të “Mini-Shengenin” ballkanik, duke e vlerësuar si një hap përpara lëvizjen me karta identetit dhe ofrimin e lehtësirave të shumta në fushën e transportit të mallrave. Por kjo nismë duket se ka ngjallur polemika në Shkup, me shumë zyrtarë dhe ekspertë që thonë se kjo nismë nuk mund të ketë sukses nëse nuk do të përfshijë edhe shtetet tjera të Ballkanit, sidomos Kosovën.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “Mini-Shengeni” duhet të jetë funskional vetëm me përfshirjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“I ashtuquajturi ‘Mini-Shengeni” ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Pra, kjo nismë që të jetë funksionale duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon. Duke u përfshirë në këtë aleancë, ne nuk kemi të bëjmë as me ‘Jugosllavinë e Madhe’ dhe as me ‘Shqipërinë e madhe’. Kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar”, tha Pendarovski. “Por kjo nuk do të thotë se duhet të përjashtojmë vendet e tjera të rajonit.

Analistë të tjerë në Shkup dhe rajon thonë se nisma e “Mini-Shengenit”, nuk do të ketë sukses nëse nuk do të përfshijë Kosovës. Arsimi Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, thotë se Shkupi e ka të qartë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët do të jetë e dështuar.
“Është një deklaratë realiste pasi Pendarovski është i vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në rajon, e kupton dhe mendon se duhet të jetë në këtë linjë, kjo është korrekte. Por, është e pa kuptueshme se si nga ideja e Europës e anëtarësimit në BE, në përfundojmë në grackat e doktrinës së (Nikolla) Pashiqit apo të (Ilija) Garashaninit andaj mendoj se kjo nismë paraqet një gabim strategjik”, thotë Sinani duke theksuar se spektri i politikës kosovare si asnjëherë më parë është unik sa i përket nismës.
.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë