Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani do t’i përmbushë detyrimet e tij vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara respektojnë memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes palëve.
Në një postim në rrjetin social X, Pezeshkian theksoi se mirëkuptimi është një proces dypalësh.
“Nëse pala amerikane i përmbahet memorandumit të mirëkuptimit, edhe ne do t’i përmbushim detyrimet tona”, shkroi ai.
Presidenti iranian shtoi se qasja e Teheranit ndaj “mburrjeve të pajustifikuara dhe kërcënimeve të pabazuara” mbështetet në racionalitet dhe dinjitet njerëzor gjatë vendimmarrjes, ndërsa në veprim, sipas tij, Irani do të mbrojë interesat e tij me vendosmëri dhe pa frikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje