Sport

Presidenti i Federatës së Boksit paraqet dorëheqjen pas sherrit masiv në Shkodër

Presidenti i Federatës së Boksit në Shqipëri, Florend Kalivopulli, ka vendosur të paraqesë dorëheqjen nga ky post. Vendimi i tij vjen pas sherrit masiv që shpërtheu në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku u zhvillua kampionati kombëtar i boksit, që nxorri fitues ekipin e Vllaznisë.

Boksierë dhe tifozë u përfshinë në një përleshje fizike pas finales mes Kajoshit të Vllaznisë dhe Beqirit të Tiranës, pasi kryeqytetasit nuk pranuan vendimin për të shpallur fitues shkodranin. Situata që degjeneroi në dhunë masive ka bërë të reflektojë edhe kreun e federatës, që ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook.

Nga sherri gjate kampionatit te boksit ne Shkoder. Gazeta Si, 20 shtator 2021

“Të dashtur miq! Duke reflektuar ndaj komunitetit të boksit, i cili me të drejtë është i shqetësuar, kam vendosur që në ditët në vazhdim të thërras KE të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’ju kërkoj atyre dorëheqien time. Shkak për këtë gjë ishin incidentet e djeshme ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë zhvillimit të kampionatit kombëtar. Jam munduar që me pasion dhe dashuri pa fund të bëja më të mirën. Boksi nuk duhet të ndalet. Rrugëtimi i tij premton… f.κ”, - shkruan Kalivopulli në postimin e tij.

Mbetet të shihet tani, nëese do të pranohet apo jo dorëheqja e tij, por nga fjalët e shkruara duket sikur si një vendim pa kthim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë