Shkencë

Praktikanti 17-vjeçar i NASA-s që zbuloi një planet të ri

Mund të zgjoheni një mëngjes dhe duke bërë punën tuaj, papritur të zbuloni një planet. Kjo ishte ajo që i ndodhi 17-vjeçarit Wolf Cukier, ndërsa punonte vullnetarisht në agjencinë hapësinore në Shtetet e Bashkuara. Ai po kontrollonte imazhet nga satelitit i tij dhe vuri re diçka të çuditshme. Wolf i cili ndjek shkollën e mesme në Scarsdale, Nju Jork ka treguar për zbulimin e tij të mahnitshëm. Ai shpjegon se filloi të punonte në qendrën hapësinore Goddard të NASA-s kur mbaroi shkollën verën e kaluar dhe puna e tij ishte të ekzaminonte të dhënat në lidhje me rrezatimet që kalonin në hapësirë të cilat monitoroheshin nga sateliti Exoplanet Survey (TESS) - një teleskop hapësinor që kërkon planetët jashtë sistemit tonë diellor.
Ai po vëzhgonte për ndryshime në shkëlqimin e çdo ylli që mund të tregojnë hijen e një planeti që kalon përpara. Kështu që para tre ditëve, kur shumica e moshatare të tij kanë qenë në kafe me shoqërinë, Wolf po shikonte në sistemin diellor dhe vuri re se diçka po bllokonte dritën e dy yjeve më afër tokës.
“Unë i tregova pedagogut tim dhe pamë të dhënat së bashku dhe vumë re se dritat nuk ishin shumë të qarta, kështu që filluam të analizonim për të parë nëse mund të ishte një planet,” shprehet ai.

Një imazh i ndërtuar nga shkencëtarët se si mund të duket planeti i ri.

Gjetja e tij ishte e mjaftueshme për të përfshirë edhe shkencëtarë të tjerë në këtë mision dhe nga inspektimi i mëtejshëm u zbulua se ishte një planet i ri pothuajse 6.9 herë më i madh se Toka, me emrin TOI 1338 b. Lajmi me pas u Konfirmua nga NASA.
Shkencëtarët i kërkua 17 vjeçari të emëronte këtë planet dhe ai tregon se ky ishte emri më i përshtatshëm.
“Kur më thanë të emëroja planetin, vëllai im më sugjeroi ta quaja Wolftopia, por mendoj se TOI 1338 b është i përshtatshëm,” shprehet ai.
TOI 1338 b nuk është si të gjithë planetët e tjerë, por është një planet i cili qarkullon gjithë kohës rreth sistemi diellor. Kjo gjë tregon se edhe në këto momente ai është duke u rrotulluar rreth dy yjeve.

Gjetjet e Wolf.

Djaloshi tregon se ky planet nuk është i banueshëm. Wolf shpjegon se ka të ngjarë të jetë jashtëzakonisht i nxehtë dhe me siguri nuk ka një sipërfaqe të fortë.
Pra, a do të ketë një vend pune të garantuar tek NASA, pas këtij zbulimi?
“Unë nuk kam asnjë ide se si është të punosh me NASA-n, por kjo gjë nuk do të më ndalojë. Është diçka e mirë që të kesh të shkruar një eksperiencë të tillë në CV-në time,” shprehet ai.
Ai shton se agjencia hapësinore është “impresionuar” nga arritjet e tij vetëm duke u praktikuar.
Adoleshenti përfundimisht ka një të ardhme për të studiuar mbi hapësirën dhe pas mbarimit të shkollës së mesme ai do të studiojë për astronomi.
"Që kur shkova në qendër mendoja të studioja për astrofizikë dhe një karrierë për hulumtimin e hapësirës më duket tejet tërheqëse. Të gjithë janë jashtëzakonisht të entuziazmuar. Ishte një përvojë surrealiste,” shton ai. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë