Lajme

Policia pezullon 17 patenta, shpejtësi deri në 170 km në orë

Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë duke ndëshkuar kështu drejtuesit e makinave që udhëtonin me shpejtësi tej normave, si dhe për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Siç njofton policia, lejet e drejtimit u janë pezulluar për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

“Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë.

Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h”, thotë policia.

Policia bën apel për drejtuesit të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1525622037585725/?__xts__[0]=68.ARAILirmpsnIiq8ljVyeuPBakRMDGTVPIWxcE21gbE2Jc_sS3z_oDITJXyyDPYXTjfGCyQgiVvXrqxi1U_uFV2LEfTsDa8_l9UPs4QwTa4-1ws7LP9Y8WI9pK8Lwaw3yTJhjPYkJAngbmlKch_xIkG3fKMkvyEd5IttMozEkI6ggg0bevUnO-9r6Ej2p0iMgCEBPZ3AaOm-hP-Cp0XKQQIBHlzNzs5HDAyB4fNhOkuLIFbFae9tAa-x3BO0g2aZRXyC9efuHfSL8hFbD-Yf6FG4pLDlKm-qJ1um0X33lm4fY_ygn8oqTu0KiVbrVuhsp7hKsQP9nRCnKSaYjlzMO5xi9pUqBKYRHuwoBN85o&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë