Futboll

Stadiumet pa policë- Gjici radikal: Të bllokojmë kampionatin

Çështja e sigurisë në stadiume premton të jetë një nga më të nxehtat në këto muaj në futbollin shqiptar. Për vendimin më të fundit të Policisë së Shtetit për të mos siguruar qetësinë brenda stadiumeve gjatë zhvillimit të kampionatit, kanë dalë shumë kundërshtues. Që nga presidenti i Skënderbeut, Takaj e deri tek presidenti i FShF, Armando Duka, të gjithë duan që qetësia në stadiumet shqiptare gjatë ndeshjeve të Superligës të ruhet nga policia dhe jo rojet e sigurisë private, që sipas tyre nuk e kanë kapacitetin e duhur për të bërë një gjë të tillë.

I fundit që i bashkohet kësaj liste është presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediet Gjici ka bërë thirrje që të rikthehet policia në stadiume për të siguruar mbarëvajtjen e Superligës.  “Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Ne Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet ku tifozeria është e ndërgjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private. Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të siguruar rëndin. Futbolli është një sport masiv dhe duke qenë i tillë ka tifozë të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifozë në Kukës që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëronte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte. Kur do të luajnë ekipet që janë rivale si Kukësi-Partizani ose Partizani- Korça do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve.”- ka thënë Safet Gjici.

Më tej në këtë deklaratë të shpërndarë për mediet, Gjici tregohet radikal. Kreu i klubit verilindor bën një propozim të guximshëm, teksa iu kërkon edhe presidentëve të tjerë të Superligës dhe kategorive të tjera që të bojkotojnë kampionatin nëse nuk kthehet policia në stadiume.

“Unë jam i mendimit që të gjithë Presidentet e klubeve të Superliges si dhe ato të Kategorisë së Parë të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive. Kur të kalojnë 2 muaj Kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve , prandaj unë i bëj thirrje gjithë Presidentëve që bllokojmë Kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume.”- u shpreh Gjici.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/259215301597547/

Në kampionatet e shkuara në ndeshjet e Kukësit me Partizanin, Laçin, apo me Skënderbeun ka pasur disa herë probleme me tifozerinë. Këtë javë Kukësi luan në “Elbasan Arena” përballë Tiranës, kur pritet një numër i madh tifozësh që do të shkojnë në kryeqyteti. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga FSHF-ja me drejtuesit e klubeve disa ditë para nisjes së kampionatit, u diskutua edhe kjo temë. Gjithçka ishte bërë fakt i kryer, por klubet janë vënë në dijeni jo shumë muaj më parë për ndryshimin e ligjit. “Sivjet rikthehet në kampionat një përplasje e madhe sportive e kulturore, siç është derbi i kryeqytetit. Problemet e sigurisë të së kaluarës shpresojmë të mos i kemi, pasi ka edhe një tërheqje vëmendjeje të policisë për këto probleme. Ligji ka ndryshuar dhe Policia e Shtetit nuk do të jetë më në stadium. Pozitiv është fakti se nuk do të kemi policë në stadium, si gjithë Europa, por kjo gjë kërkon dyfishin e mundit tuaj”, u është drejtuar përfaqësuesve të klubeve Aldi Topçiu, përgjegjës i marrëdhënieve juridike në FSHF.

Tifozet e Partizanit, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Partizani, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar,

I gjithë ky diskutim për sigurinë në stadiumet shqiptare mori sponto nga ngjarjet që ndodhën në Korcë gjatë sfidës Skënderbeu-Partizani. 


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë