Lajme

Policia jep detaje nga aksioni në Gjirokastër, kapet 35-vjeçari dhe babai i tij

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ishte i dënuar me 35 vjet burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Siç njofton policia, në sajë të operacionit “Subashi”, në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 35-vjeçarit të shpallur në kërkim për vrasje.
Mësohet se në pranga ka përfunduar Endrik Lluka,31 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.
Endrik Lluka ishte person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në 22 mars 2016, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. Ll. dhe ka plagosur shtetasin B. Ll.
Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bexhet Lluka, 57 vjeç ( i ati i Endrikut). Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri snajper, dylbi dhe fishekë luftarakë. Në këtë mënyrë ka përfunduar në pranga edhe Bexhet Lluka, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/454262821958845/?__xts__[0]=68.ARCNwZo1yERC_FFmy8_JGI6SdtsZRNCRGEKpgFEmhq9vuR7kUPDO3-OkeIY1h3Po6HQYT48wbRt9c6Ftik7xEZjfP-98PaG4JXhP7dS_H-Z4HixEAJNw5H5-cQ7D8TFWiBklDy4KNBPWSCGTEp9UGI-nvjKAK7CVADxJekQkPb7LeqkE5ZJ3QOkSdHmK1dOa8N7yJ5RF-W_6mUiMRds7f9HbjUx_ZBQSvaDNGp_dLeFNowK9Y44tTbbDFOhROJ7oxHFo7QDsj0ResfOPLUII5Ap1oFM3KBz4As0GW_v7AS9E6XkMSYIW8fnGl4H4vqJte7FswEGCcGEPz-Y_-5HaphM52mUEwZ445MR3YBU9&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë