Rend dhe Ligj

Pogradec, djali me të meta mendore vret me thikë nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec. Një 44-vjeçar i cili vuante nga probleme mendore ka qëlluar me thikë nënën e tij në banesë, e cila ka ndërruar jetë.

Ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Djali pasi e ka vrarë nënën e tij Firdes Çekiçi me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar, por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

Mësohet se 44-vjeçari jetonte me nënën dhe vajzën e tij e cila është 15 vjeçe si dhe vëllain tjetër edhe ai me të meta mendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë