Rend dhe Ligj

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari nga Elbasani

Policia e Pogradecit ka ndaluar një 27-vjeçar nga Elbasani, pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec.

Ai u kap duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2820459201573766

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë