Keshilla

Po, je i lodhur por a je i lodhur rëndë, në ankth, i zemëruar…?

Ne kemi nevojë për mënyra të reja për të përshkruar gjendjen tonë të vazhdueshme të rraskapitjes. ‘Mbilodhja’ nuk është më fjala e duhur.

Sipas studiuesve, viti 2023 është viti i “mbilodhjes”, që duket se përshkruan një gjendje të lodhjes së vazhdueshme fizike, emocionale dhe mendore.

Është shumë e vështirë të flesh gjumë i qetë dhe truri i njerëzve tani është i mbingarkuar nga lajmet e qindra mizorive dhe rreziqeve globale, TikTok, shumëllojshmëria e informacioneve dhe “monitorimi” i grupeve në WhatsApp. Në një sondazh të kohëve të fundit, 35% e njerëzve thanë se ishin shumë të lodhur për të bërë ndryshime të shëndetshme në dietën e tyre dhe nivelet e aktivitetit, duke treguar se shumë prej tyre ishin lodhur tashmë nga përpjekjet. Thënë shkurt, njerëzit janë shumë të lodhur për të trajtuar lodhjen.

Por me siguri duhet të ketë mënyra më të mira për të përshkruar atë që po përjetojmë? Një fjalë nuk mund të tregojë gjithçka që njerëzit po ndjejnë tani.

"I lodhur" po përdoret më shumë se ç’duhet tashmë dhe na duhen edhe të paktën 50 fjalë për variacione të ndryshme lodhje.

Këtu janë disa nga llojet e lodhjes për të cilat duhen fjalë, për të qenë më të qartë ndërsa shpjegojmë sa të lodhur jemi.

Lodhje e rëndë: Fytyra është mpirë, goja dhe sytë kanë mbetur pak të hapura por ju nuk jeni mjaftueshëm të fortë për ti mbyllur apo hapur plotësisht. Kokën e ndjeni të rëndë dhe qepallat janë bërë si “thasë rëre”, madje edhe flokët duket sikur peshojnë. Ky është përshkrimi më i mirë për lodhjen e rëndë.

I lodhur në ankth: E vetmja gjë që ka mbetur pa ndodhur është katastrofa. Familja juaj nuk ka qenë në ditët më të mira, partneri po ndahet nga ju, gishtat u dridhen nga frika në çdo email që hap dhe gjithçka të duket sikur është kundër jush dhe kjo ju tremb.

I lodhur ekzistencialisht: Ju po thoni vetëm "Unë jam shumë i lodhur" sepse ndoshta nuk ka një fjalë adekuate për të shprehur lodhjen tuaj të thellë, aq sa edhe ekzistenca ju duket shumë.

“I lodhur për së gjalli”: Duket sikur jeni një person i vdekur që thjesht ecën në tokë. Gjithçka ju duket një sulm, një zile telefoni, një ftesë për një kafe. Edhe frymëmarrja juaj ju duket e padurueshme dhe do të qanit por jo, lotët do dukeshin shumë të pavlerë në sytë që janë bërë kuq nga lodhja.

I lodhur i uritur: Mund të jeni aq të lodhur sa jeni gati të konsumoni edhe një qese plot me patatina bashkë me ëmbëlsira që mund të kenë skaduar prej një viti, mund dhe të ketë një përbërës që mund të jeni alergjik por thjesht nuk të intereson më.

I lodhur “budalla”: Truri juaj është zëvendësuar me një bizele të thatë. Madje mund edhe t’a dëgjosh se si rrotullohet...!

I lodhur i zemëruar: Nëse dita juaj do të kishte një kolonë zanore, do të ishte ulërima e vdekjes. Ti lëshon një atmosferë, saqë të gjithë ecin në majë të gishtave rreth teje sikur të jesh një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore. Kjo thjesht ju zemëron më shumë.

Dorëheqja “e lodhjes”: Nëse inteligjenca artificiale do të mund të merrte punën tuaj, do ta përshëndetnit me mirënjohje të thellë dhe shënime të dobishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë