Keshilla

Po bëni gabime në mënyrën si përdorni dezinfektantët

Për muaj me radhë, njerëzit kanë pasur gjithmonë me vete një dezinfektant të cilin e përdorim kudo, në çdo moment.

Nuk ka dyshim se dezinfektantët janë një mënyrë efikase për të ndihmuar në uljet e mundësive të infektimit nga Covid-19 por prapë ka disa gjëra që njerëzit nuk i dinë dhe madje mund të jenë duke i përdorur gabim.

Keneth C. Rondello, epidemiolog dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Adelphi në Nju Jork tregon disa nga gabimet që pothuajse të gjithë po i bëjmë me dezinfektantët.

Si fillim po përdor mbase të gabuarin

Jo të gjithë dezinfektantët janë njësoj. Rekomandohet të përdorni atë me 60% alkool etilik pasi ai ka më shumë mundësi të vrasë mikrobet. Duhet të tregoni shumë kujdes dhe të lexoni udhëzimet.

Nuk po i lyen duart mjaftueshëm me të

Të njëjtën gjë që bëni me larjen e duarve duhet ta bëni dhe me dezinfektantin. Nëse duart duhet të lahen për 20 sekonda, e njëjta kohë duhet dhe kur lyeni duart me dezinfektant.

Po hedh shumë pak

Duke mos përdorur aq sa duhet dezinfektant ju mund të mos jeni duke i vrarë të gjitha mikrobet. Duhet të përdoret një sasi e konsiderueshme dezinfektanti.

Nuk po e bëni çdo cep të duarve me dezinfektant

Çdo cep të duarve që mund të mos bëni me dezinfektant mund të ketë mikrobe dhe në këtë rast bëhet i panevojshëm pastrimi i duarve.

Nuk po i dezinfekton duart para bukës

Mund ti keni dezinfektuar duart kur keni hyrë në shtëpi por a i dezinfektoni kur hani bukë?

Nuk keni kujdes kur i afroheni zjarrit

Njerëzit duhet ta dinë se përmbajtja e lartë e alkoolit mund të shkaktojë zjarr në duar në momentin që i keni dezinfektuar kështu që përpiquni të mos ndizni çakmakun apo shkrepësen të paktën 30 minuta mbasi dezinfektoni duart.

E hidhni mbi duar dezinfektantin kur i keni shumë pis

Nëse duart tuaja janë pis shumë, dezinfektanti nuk bën punë pasi është e pamundur të prekë cdo pjesë të duarve tuaja. Duhet patjetër ti lani ato para me ujë dhe sapun.

Nuk e lejoni të thahet

Mos i fshini duart kur i bëni me dëzinfektant. Duhet të lejoni atë të thahet vetë pasi do kohën e tij që të veprojë tek mikrobet.

Po e aplikoni më shumë seç duhet

Shumë dezinfektant nuk vret më shumë mikrobe sesa në një sasi normale. Madje shumë dezinfektant mund të dëmtojë duart dhe lëkurën tuaj. Dezinfektanti nuk vret vetëm mikrobet e këqija por edhe ato të dobishmit.

Po e bëni vetë

Mos bëni vetë dezinfektantë sado që mund të mendoni se janë njësoj. Është e thjeshtë të krijoni një dezinfektant por nuk ju siguron asnjëri se është efikas.

Nuk e dezinfektoni çdo gjë

Ju mund të dezinfektoni duart tuaja por jo telefonin apo kartën e kreditit. Në një situatë të tillë, asgjë nuk ju siguron se mikrobet apo virusi janë larguar nga ju.

Nuk i kontrolloni datën e skandencës

Edhe dezinfektantët kanë një datë skadence dhe në momentin që ajo kalon, dezinfektanti e humb efektin dhe bëhet e kotë të vazhdosh ta përdorësh.

Burimi: Huffington Post. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë