Para

Platforma më e madhe e kriptomonedhave nën hetim për pastrim parash

Platforma më e madhe e emetimit të kriptomonedhave, Binance, është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Sipas Bloomberg, Binance po lejon zyrtarë dhe njerëz të fuqishëm që të pastrojnë aty para të pista.

Platforma që operon tashmë që prej vitit 2017, ka qenë dhe më  parë nën hetim nga Komisioni i Tregtusë në SHBA për kryerje ilegale të shkëmbimeve në rrjet.

Ekspertët e kriptovalutave raportojnë se në vitin 2019, nga 2.8 miliardë dollarë vlerë të Binance, 765 milionë erdhën nga pastrimi i parave.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë