Ekonomi

Plastika, kokëçarja e radhës për kompanitë e ushqimit

Një reagim publik ndaj mbetjeve plastike po i detyron krijuesit e markave më të famshme dhe të mëdha që të rishikojnë paketimin e tyre. Kostot ekstra do të duhet t’ju shpjegohen investitorëve.

Gjigandët e konsumit si Procter & Gamble dhe Unilever janë përdorues masiv të plastikës. Nga miliona ton ambalazh që Nestle përdor çdo vit, rreth një e treta është plastike. Materiali ndihmon në zgjatjen e afatit të ruajtjes së ushqimit dhe transportit të mallrave më lirë sesa qelqi.

Por 2019 do të jetë një pikë kritike për këtë çështje. Kina, importuese e 45% e mbetjeve plastike në botë për dekada me radhë, këtë vit ndaloi importet e plastikës së nivelit të ulët dhe ato njëpërdorimshe që kompanitë e konsumit i duan aq shumë. Tani që kombet e pasura duhet të merren me mbetjet e tyre, po forcojnë kuadrin rregullator. Bashkimi Europian votoi në tetor për të ndaluar produktet plastike njëpërdorimshe që mbajnë ushqimet dhe pijet deri në vitin 2021.

Trendi do të prek prodhuesit e mallrave të konsumit në dy mënyra. Së pari, 5% deri në 10% të të ardhurave që aktualisht shpenzohen për paketimin prej këtyre kompanive, do të rriten dalëngadalë dhe që do të mbahen lart nga rregullatorët dhe blerësit, të cilët dëshirojnë shumë më shumë alternativa riciklimi për plastikën. Nestle, Unilever dhe Coca-Cola janë të angazhuar për të bërë paketimin e tyre 100% të riciklueshme deri në vitin 2025.

Akoma më e rëndësishme, kompanitë do të paguajnë më shumë për pastrimin e plastikës që kanë hedhur në treg, ndërsa shumë vende miratojnë të ashtuquajturën Extended Producer Responsibility. Në Mbretërinë e Bashkuar, prodhuesit mund të përfundojnë duke paguar koston e plotë të groposjes së paketimeve që gjenden në treg, nga pjesa prej 10% që paguajnë sot, sipas një strategjie të re për mbetjet e publikuar nga qeveria në dhjetor.

Disa kompani po lëvizin herët: Kosta, zinxhiri i kafeneve në SHBA që e ka blerë Coca-Cola në gusht, ka ofruar të paguajë një shtesë prej 150% të normës së tregut prej 63 dollarë për riciklimin e një ton gota të hedhura në kafene.

Të gjitha këto kosto ekstra mund të krijojnë fitues. Midis tyre janë grupet e paketimit si International Paper ose DS Smith. Ata kanë nisur tu bëjnë thirrje kompanive që kërkojnë të kalojnë nga plastika në letër dhe grupeve e riciklimit. Aksionet në Tomra Systems të Norvegjisë janë rritur 55% këtë vit.
Markat që nuk lëvizin në këtë drejtim, rrezikojnë reputacionin e tyre. Aktivizmi i konsumatorit po rritet: "Sulmet plastike", ku blerësit paguajnë për sende ushqimore, por lënë paketimin në supermarket, që ata të merren me të, janë përhapur në të gjithë botën. Kompanitë po ashtu përballen me presione në rritje nga aksionerët për mjedisin si Aviva Investors dhe Hermes Investment Management.

Investitorë të tjerë, si Third Point e Daniel Loeb në Nestle, po i shtyjnë kompanitë europiane të konsumit që të ulin kostot në një kohë të rritjes së shitjeve të kufizuara, gjë që është një arsye që rezervat e tyre shpesh ndryshojnë duart duke shumfishuar fitimet. Njëkohësisht, aktivistët e llojit financiar dhe mjedisor mund të bëhen një nga sfidat më të mëdha të ushqimit në 2019.

Carol Ryan/Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë