Mendim

Plani i Xhonson: Britania e para në botë që do të përdorë vetëm energjinë e gjelbër

Nga Boris Xhonson - Ngadalë por me siguri njerëzimi po fiton përparësi në luftën kundër koronavirusit. Ne ende nuk kemi fituar. Na presin akoma javë dhe muaj të vështirë, por me përcaktimin e ilaçeve efektive, rritjes së testimeve dhe zbulimit të një sërë vaksinash, ne e dimë në zemrat tona se vitin e ardhshëm do të kemi sukses.

Ne do të përdorim shkencën për të shpartalluar virusin dhe duhet të përdorim të njëjtat fuqi të jashtëzakonshme për rikuperimin e ekonomisë nga Covid-19. Tani është koha për të planifikuar një rikuperim të gjelbër me punë të kualifikuara, që u japin njerëzve kënaqësinë se po ndihmojnë për ta bërë vendin më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur.

Imagjinoni Britaninë kur një Revolucion i Gjelbër Industrial të këtë ndihmuar në ngritjen e nivelit ekonomik të vendit. Imagjinoni të gatuani mëngjesin duke përdorur energjinë e hidrogjenit para se të hipni në makinën tuaj elektrike, pasi e keni karikuara brenda natës nga bateritë e bëra në Midlands. Rreth jush ajri është më i pastër; kamionët, trenat, anijet dhe aeroplanë punojnë me hidrogjen ose karburant sintetik.

Qytetet dhe rajonet britanike, Teesside, Port Talbot, Merseyside dhe Mansfield, tani janë sinonim i teknologjisë së gjelbër dhe vendeve të punës. E gjitha kjo falë aftësisë së Britanisë për të shfrytëzuar enegjinë e gjelbër dhe ulur emetimet e karbonit në transport, industri dhe energji.

Plani im me 10 pika për të ana cuar në të ardhmën do të mobilizojë 12 miliardë paund investime qeveritare, dhe potencialisht tre herë më shumë nga sektori privat, për të krijuar dhe mbështetur deri në 250,000 vende pune të krijuara nga energjia e gjelbër.

Do të ngrejmë një fabrikë të prodhimit të automjeteve elektrike në Midlands, fabrike moderne ndërtimi në Veri-Lindje dhe Uells, kompani për përpunimin e karburanteve të përparuara në Veri-Perëndim dhe magazina pylltarie në Skoci. Dhe ne do t'i ndihmojmë njerëzit të stërviten për këto vende pune të reja.

Ky plan me 10 pika do ta kthejë Mbretërinë e Bashkuar në qendrën numër një në botë për teknologjinë e gjelbër, duke krijuar bazat e dekadave të tëra të rritjes ekonomike.

1- Ne do ta shfrytëzojmë energjinë e erës, duke prodhuar kapacitet të mjaftueshëm për të furnizuar çdo shtëpi me energji deri në vitin 2030.

2-Ne do ta kthejmë ujin në energji me deri në 500 milion investime.

3-Ne do të çojmë përpara planet tona për energji të re bërthamore, nga ndërtimin e reaktorëve modularë të vegjël dhe të përparuar.

4- Ne do të investojmë më shumë se 2.8 miliardë paud në automjete elektrike, duke vendosur pika karikimi dhe duke prodhuar bateri me jetëgjatësi në fabrikat e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do të na lejojë të përfundojmë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë brenda vitit 2030.

5-Ne do të kemi transport publik më të pastër, përfshirë mijëra autobusë të gjelbër dhe qindra milje korsi të reja ciklistësh.

6-Ne do të përpiqemi të përsërisim arritjet Jack Alcock dhe Teddie Broën, të cilët arritën fluturimin e parë transatlantik pa ndalesa një shekull më parë, me një avion që nuk lëshonte karbon. Dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë me anijet.

7-Ne do të investojmë 1 miliardë paund vitin e ardhshëm për t'i bërë shtëpitë, shkollat dhe spitalet më të gjelbra, dhe të ulim faturat e energjisë.

8- Ne do të krijojmë një industri të re udhëheqëse në botë për ruajtjen e karbonit, mbështetur nga 1 miliardë paud investime qeveritare në të gjithë Veriun, Uellsin dhe Skocinë.

9- Ne do të shfrytëzojmë aftësinë e natyrës për të thithur karbonin duke mbjellë 30,000 hektarë pemë në vit deri në vitin 2025.

10- Ne do ta bëjmë Qytetin e Londrës qendrën globale për ekonominë dhe enegjinë e gjelbër

Ky plan mund të jetë një model global për uljen e emetimeve të karbonit në mënyrë që krijojnë vende pune dhe të ruajnë stilin tonë të jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë