Trend

Plani i Francës për të rritur numrin e çiklistëve. Tirana nuk i afrohet fare

Imazhi tipik i një francezi lidhet ngushte me biçikletën aq sa lidhet me djathin dhe brusketat, por realiteti është shumë ndryshe. Vetëm 3 nga 100 qytetarë në Francë udhëtojnë me biçikletë kur shkojnë në punë, ndërsa makinat, metrotë dhe urbanët janë mjetet kryesore të transportit për shtatëdhjetë për qind të qytetarëve.

Qeveria franceze dëshiron që qytetarët saj të përdorin më shumë biçikletën kur shkojnë në punë. Për ketë qëllim ajo ka hartuar një plan për shtimin e biçikletave në rrugët e qyteteve.

Por cili është plani që qeveria ka hartuar?

Të premten, kryeministri francez Edouard Philippe do të takohet me ministren e transportit Elisabeth Borne, për të zbuluar planin e ri të qeverisë për udhëtimin në punë me biçikleta.

Misioni i këtij plani është të trefishojë numrin e çiklistëve në Francë për gjashtë vitet e ardhshme. Pikat kryesore që do të vendosen nga qeveria për shtimin e biçikletave në qytete franceze janë.

Mësimi i biçikletës në shkollë.

Qeveria franceze dëshiron të krijojë një brez të ri të çiklistëve duke u siguruar që çdo fëmijë të mësojë të ngasë biçikletën në shkollë nëse nuk e ka një të tillë në shtëpi. Qëllimi është që të gjithë nxënësit të dinë se si të ngasin biçikletën për gjashtë muaj.

Më shumë hapsirë për biçikletat.

Do të ndërtohen korsi të posaçme për biçikletat në të gjithë vendin dhe qeveria do t’i dhurojë 350 milionë euro çdo komune franceze që i është ndërprerë rruga e biçikletave nga infrastruktura rrugore, si rreth-rrotullimet, rrugët e rrëshqitshme ose rrugë ku kalojnë automjete të mëdha dhe përbëjnë rrezik për njerëzit që ecin me biçikleta.

Më pak rrezik

Sipas planit do të bëhet e detyrueshme që të gjitha komunat franceze të pajisen me sinjalistikën  e duhur rrugore. Afati kohor për realizimin e këtij plani është deri në 10 vjet. Mësohet gjithashtu në rrugët ku do të kalojnë biçikletat shpejtësia nuk do të jetë më shumë se 50 km/ h.

Parkim i sigurt për biçikletat

Si pjesë e planit të qeverisë për rritjen e përdorimit të biçikletave gjithashtu do të ndërtohet edhe një parking i sigurt, pasi vjedhjet e tyre janë të shumta. Një studim i publikuar së fundmi nga Ministria e Brendshme franceze tregon se numri i biçikletave të vjedhura gjatë vitit 2016 arriti në 308,000 ndërsa në vitin 2018 arriti në 248,000. Këto shifra tregojnë qartë se vjedhja e biçikletave në Francë është një problem shumë i përhapur.

Targa për biçikletat

Një tjetër pikë kyçe e këtij plani është vendosja e targave të biçikletave, ose vendosja një numër regjistrimi që identifikon pronarin e tyre. Policia do të ketë një listë të këtyre numrave dhe do të jetë më e lehtë për të kapur grabitësit.

Shpenzimet e biçikletave do të paguhen nga punëdhënësi

Ashtu siç paguajnë shpenzimet e autobusave apo të karburantit të makinës, punëdhënësit do të paguajnë edhe shpenzimet e biçikletave. Qeveria franceze dëshiron që biçikletat të jetë të përhapura po aq sa mjetet e tjera të transportit. Qytetarët do të marrin 400 euro në vit nga kompanitë ku punojnë për shpenzimet e biçikletave ndërkohë që qeveria do t’i japë kompanive 200 euro. Një nga qëllimet e këtij plani është gjithashtu,dhe zvogëlimi i qarkullimit të automjeteve dhe mbrojtja e mjedisit./The Local


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë