Ne rrjet

Plani B i Albin Kurtit përballë rinumërimit të votave

Albin Kurti nuk ka preferuar që të lerë në dorë të rinumërimit të votave fatin e tij si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes duket se ka patur një plan B që e ka zbatuar këto ditë për të shmangur çdo surprizë nga rinumërimi që mund t’i hiqte mazhorancën prej 61 deputetësh koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Plani B ka qenë tërheqja në koalicion dhe marrja e mbështetjes nga deputetët e dalë nga partitë joshumicë, por jo të Listës Serbe. Numri i deputetëve të minoriteteve është 20. 10 u takojnë serbëve, mandate të cilat i ka fituar të gjitha Lista Serbe, ndërsa 10 të tjerë ndahen mes pakicave të tjera të Kosovës.

Në këtë terren ka kërkuar mbështetjen kreu i Vetëvendosjes, që përmes rrjeteve sociale thotë se ka marrë mbështetjen e pakushtëzuar të kryetarëve të tri partive të komuniteteve joshumicë, që njëkohësisht janë edhe deputetë të Parlamentit të ri.

“Pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, shkruan kreu i Vetëvendosjes.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/737608936738993/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë