Në lagjen Nr. 5 në qytetin e Korçës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Raportohet se qytetari Igli Cani në moshën 30 vjeç, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat bëjnë me dije se Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal dhe në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Raportohet se i riu është konflikuar fizikisht me disa persona dhe më pas ata e kanë ndjekur 30-vjeçarin me vrap dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë
Ndërkaq policia bën me dije se ka mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu, po punon për kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.