Rend dhe Ligj

Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, babai i 19-vjeçarit i bën thirrje djalit për t’u dorëzuar

Babai i Ilirjan Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet në polici, pas atentatit që dyshohet se i ka bërë shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet, pasi ka ardhur në Shqipëri.

“Thirrje publike

Drejtuar djalit tem Ilirianit të dorëzohesh një orë e më parë në Drejtorin, komisariatin, apo pikën më të afërt të policisë së shtetit. I lutem çdo njeriu që din apo ka dijeni të më njoftojë. Baba i jot të pret një ore e më parë, kam ardh jam në Shqipëri. Baba të ka shpirt”, shkruan Hasanaj.

Mentor Hasanaj, bashkë me babanë e tij, Xhelal Hasanaj u qëlluan me armë pranë bustit të “5 heronjve të Vigut” në rrugën Shkodër-Koplik.

Ata u qëlluan me armë zjarri nga një person, i cili po qarkullonte me motor, ndërsa ka pasur skafandër në kokë dhe i veshur me rroba të zeza. Motorin autori e ka braktisur në një rrugë dytësore rreth 500 metër larg nga vendi i ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur. Nuk dihet ende shkaqet e kësaj shënjestre, por dyshohet se ka lidhje me detyrën e 37-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë