Ka ndodhur

Plagosi me thikë 49-vjeçarin në Elbasan, arrestohet i riu

Një 49-vjeçar është goditur me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Policia thotë se i plagosur mbeti A.K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai u godit me thikë nga 34-vjeçari me iniciale G.V. Ky i fundit u arrestua menjëherë nga policia dhe u dërgua në paraburgim. Autori i dyshuar akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë