Dy persona në Dibër kanë plagosur me mjet prerës një efektiv policie.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, ku për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit R. M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës efektivin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit).
Efektivi i plagosur po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të vendosë në pranga njërin nga autorët, shtetasin me inicialet R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dytë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.