Lajme

Plagoset me armë zjarri një i ri në Tiranë

Një 38 vjecar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Ai ka shkuar menjëherë në spital për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë.

Sipas burimeve i plagosur është shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç.

Ende policia nuk ka bërë një deklaratë zyrtare dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por nga raportimet e para bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut, në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë