Mendim

Pjesëmarrja, a do ta mund pandeminë?!

Në këto  zgjedhje një faktor që dotë lëviz peshoren e rezultatit të zgjedhjeve është pjesëmarrja. Sa shqiptarë dotë marrin pjesë në votim?e. Kjo do të jetë pyetja që do të na mundojë  deri sa të mbyllen zyrtarisht votimet në orën 19:00.

Dy faktorë  aktual që do të ndikojnë në uljen e pjesmarrjes janë të infektuarit aktiv dhe  emigrantët të cilët të paktën ng Greqia, që ka numrin ëm të madh të tyre, janë të ndaluar të hyjnë në Shqipëri.

Ndërkohë vetëm  dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht se të paktën 23,625 qytetarë janë aktiv me infeksioni. Sipas  vendimit të Komitetit të Ekspertëve të infektuarit nuk do të lejohen marrin pjesënë votime. Por komisionet në qendrat e votimit  nuk kanë mundësi të dedektojnë të prekurit ndaj kjo shifër  mbetet e luhatshme por gjithsesi e rrezikshme.

Të paktën që prej zgjedhjeve të vitit 2013, pjesmarrja e shqiptarëve kanë qenë në ulje   në vlerë absolute. Në  vitit 2013  kishte 1.75 milion pjesëmarrës dhe në vitin  2017 votuan 1.69 milion.

Megjithatë do të jetë fryma që partitë kanë përcjellë dhe rasporti i saj kundrejt pakënaqësive  që do të përcakotojnë nëse  vullneti për t’u shprehur në zgjedhje do ta “mund” pandeminë” dhe për rrjedhojë do të kemi më shumë pjesmarrës  në votime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë