Ka ndodhur

Peticioni, familjarët e Mateos mbledhin firmat për dënimin me vdekje të Çalamanit

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani në Greçalli të Fierit, kanë nisur mbledhjen e firmave, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje. Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: “Të varet!”.

Babai i Mateos, ka prirë familjarët e tij, të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës.

Më herët gjatë ditës, familjarët e 8-vjeçarit kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit, duke thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa pritej të jepej masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodian Çalamani.

Ata kanë kërkuar të vendoset drejtësia dhe autori të varet në mes të Fierit, që sipas tyre të bëhet shembull për të gjithë.

Nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit 8-vjeçar, duke kërkuar varjen e autorit, i cili u la në burg, ndërsa mungoi në seancë për shkak të situatës së tensionuar.

Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e krimit, është tërhequr duke mos pranuar të mbrojë Klodian Çalamanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë