Ka ndodhur

Frikë për një hakmarrje të mundshme, transferohet në Vlorë Klodian Çalamani

Frika e një hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ka detyruar autoritetet policore të transferojnë Klodian Çalamanin nga qelitë e paraburgimit të Fierit, në Vlorë.

Mësohet se 38-vjeçari, i cili dy ditë më parë i mori jetën fqinjit të tij të mitur në fshatin Greçalli, është transferuar gjatë orëve të pasdites së të enjtes në masa të rrepta sigurie. Ai është futur në izolim për të shmangur çdo kontakt me të burgosurit e tjerë në qelitë e Vlorës.

Gjykata e Fierit u përfshi mëngjesin e sotëm nga përplasje dhe tension, pasi familjarët e 8-vjeçarit hynë me forcë brenda.

Ata kërkonin të përballeshin me autorin, për të cilin gjykata vendosi lënien në qeli. Dënimi për të u dha në mungesë, pikërisht për shkak të situatës së krijuar.

Nga ana tjetër kjo bëri që prindërit e 8-vjeçarit të nisnin një peticion për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje

Klodian Çalamani e vrau Mateon, duke e goditur me kazmë në kokë, e më e pas e varrosi në oborrin e banesës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë